Fillon asfaltimi i shtresës së dytë në rrugën Syriganë-Runik

28 prill 2021 | 12:53

Ka filluar asfaltimi i shtresës së dytë në rrugën Syriganë-Runik, rrugë kjo me gjatësi rreth 4 km.

Për të parë nga afër punën që po bëhet në këtë rrugë, punimet i ka inspektuar kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari bashkë me drejtoren e Urbanizmit, Sanije Ahmeti.

Jashari ka bërë me dije se asfaltimi i kësaj rruge pritet të përfundoj brenda këtyre ditëve, me ç’rast  do të vendosen edhe sinjalizuesit.

“Angazhimi ynë në krijimin e infrastrukturës moderne në të gjitha fshatrat dhe vendbanimet e komunës sonë nuk do të ndalet me kaq”, ka thënë Jashari.

May be an image of one or more people, people standing, tree and road

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka…