Fillon edhe këtë vit eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave në Skenderaj

07 prill 2020 | 20:57

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se edhe këtë vit filluan me eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave në këtë komunë.

“E filluam me largimin e mbeturinave në Polac dhe Klinë të Epërme, për të vazhduar në ditët në vazhdim në të gjitha fshatrat ku ka deponi ilegale të mbeturinave, për të krijuar kështu një mjedis të pastër për të gjithë”, ka thënë Jashari.

Ai ka shtuar se eliminimi i këtyre deponive ilegale të mbeturinave është bërë edhe me parë por që fatkeqësisht qytetarët e papërgjegjshëm ende vazhdojnë të hedhin mbeturina në vende të pacaktuara duke ndotur mjedisin tonë të përbashkët.

“Ndotja e mjedisit, hedhja e mbeturinave jashtë kontejnerëve nuk do të tolerohet, kështu inspektorati komunal do të jetë vazhdimisht në teren dhe do të gjobitë të gjithë ata persona që hedhin mbeturina apo djegin ato. Për të pasur një mjedis të pastër, kërkoj nga qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet komunale për të paraqitur ndotësit e mjedisit dhe kështu ata që ndotin mjedisin të marrin gjobën sipas udhëzimit administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore nga 20 deri në 100 euro. Një mjedis i pastër do të thotë një jetë e shëndetshme për të gjithë ne dhe gjeneratat që vijnë”, ka thënë kryetari Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetarja e LDK-së, Vjosa…