Fillon fushata e korrje-shirjeve në Deçan

12 korrik 2020 | 15:32

Komuna e Deçanit ka njoftuar se ka filluar fushata e korrje-shirjeve në këtë komunë.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Rifat Stojkaj, ka treguar se në territorin e komunës së Deçanit do të korren mbi 260 hektarë grurë.

“Sot bashkë më kolegët nga Drejtoria e Bujqësisë, kemi dalë në teren për të parë nga afër fillimin e sezonit të korrje-shirjeve të grurit për vitin 2020 në vendin tonë. Kemi vizituar fermerët Ramadan Sokolaj nga Pozhari dhe Hasim Mazrekaj nga Prejlepi, duke iu uruar një vit më plot bereqet. Ky vit ka qenë specifik që kemi kaluar me pandeminë, me mbylljen e kufijve dhe bizneseve dhe kur përballemi me këto situata e kuptojmë sesa e rëndësishme është që ne të kemi prodhues dhe bujq të vyeshëm lokal sikurse në komunën e Deçanit. Shpresoj që të kemi rendiment të pëlqyeshëm të grurit për sivjet. Ministria e Bujqësisë edhe këtë vit do të vazhdojë me subvencionimin e grurit duke përfshirë edhe pjesën e grandeve”, ka thënë Stojkaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…