Deliu-Kodra kundër zgjedhjeve në kohë pandemie: Jeta e qytetarit vlen përtej një vote!

12 korrik 2020 | 15:30

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë kërkesa për zgjedhjet të jashtëzakonshme në kohë pandemie është thirrje për t’i injoruar rekomandimet e institucioneve shëndetësore kundër parandalimit të Covid-19.

Ajo në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se jeta e qytetarëve vlen përtej një vote.

“Të kërkosh zgjedhje në këtë trend të përhapjes së infeksionit me virusin korona, është t’i bashkohesh ftesave për injorim të rekomandimeve profesionale dhe t’i takosh grupeve që për një kalkulim të ulët përfitues bëjnë ballë të shkelin mbi çdo gjë”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Reagimi i Deliu-Kodrës, ka ardhur pas deklaratës së zyrtarit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, i cili ka thënë se nuk Kosovës nuk i duhet gjendja e jashtëzakonshme, por zgjedhje të jashtëzakonshme

Postimi i plotë i Deliu-Kodrës:

Zgjedhje në kohë pandemie

Kosova, fatkeqësisht radhitet në vendin e tretë me numrin e rasteve të infektuar nga koronavirusi. Situata e krijuar me pandeminë kërkon reagim të shpejtë dhe efikas të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e shëndetit publik. Nëse kjo shifër nuk na alarmon për t’i respektuar udhëzimet nga profesionistët shëndetësor dhe institucionet përkatëse, pasojat do të jenë të pariparueshme dhe të dhimbshme për një kohë të gjatë.

Në këtë gjendje alarmuese për shëndetin e përgjithshëm publik, së fundi kemi dëgjuar edhe thirrje për mbajtje të zgjedhjeve.

Të kërkosh zgjedhje në këtë trend të përhapjes së infeksionit me virusin korona, është t’i bashkohesh ftesave për injorim të rekomandimeve profesionale dhe t’i takosh grupeve që për një kalkulim të ulët përfitues bëjnë ballë të shkelin mbi çdo gjë.

I vetmi fokus i institucioneve për momentin mbetet ulja e shkallës së infeksionit dhe menaxhimi i pasojave të pandemisë për t’u siguruar qytetarëve mbrojtje dhe mirëqenie të dinjitetshme gjatë përballjes me COVID-19.

Jeta e qytetarit vlen përtej një vote!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka bërë me dije se…