Fillon ndërtimi i fushës së sportit në Shkozë të Malishevës

28 prill 2021 | 14:06

Ditë më parë në fshatin Shkozë të Komunës së Malishevës ka filluar ndërtimi i fushës së sportit për nxënësit e shkollës dhe rininë e fshatit.

Punimet në ndërtimin e fushës së sportit, i kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për Urbanizëm, Ahmet Morina, të cilët janë takuar edhe me drejtorin dhe mësuesit e shkollës.

“Ndërtimi i kësaj fushe ka rëndësi të madhe për të gjithë nxënësit por edhe për rininë e fshatit Shkozë dhe do të kujdesemi që kjo fushë të ndërtohet sipas parametrave të paraparë dhe standardeve për fushat e vogla sportive”, ka thënë nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha.

Ndërkaq drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, ka thënë se kjo fushë e sportit për shkak të specifikave të terrenit, do të kushtojë afro 70 mijë euro dhe e tëra mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialiste është dhe fituesja e zgjedhjeve të 25 prillit…