
Fillon ndërtimi i objektit të ri të shkollës “Nuhi Gashi” në Bradash
30 maj 2025
| 12:30
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ministren në detyrë të Arsimit, Arbërie Nagavci, drejtorin Avni Fetahu, deputetë, drejtorë, asamblistë dhe qytetarë, mori pjesë në ceremoninë solemne të vënies së gurthemelit të shkollës “Nuhi Gashi” në Bradash, një kërkesë e kahershme e banorëve të këtij fshati.
“Objekti i ri, me një vlerë prej mbi 624 mijë euro dhe një sipërfaqe prej 1,330 m², do të ketë 10 klasa, kabinetet e nevojshme, hapësira për administratë si dhe tualete moderne, të përshtatshme edhe për fëmijët me nevoja të veçanta. E gëzofshin nxënësit, mësimdhënësit dhe i gjithë komuniteti i Bradashit këtë projekt”, ka thënë kryetari Bulliqi.