Fillon ndërtimi i parkut në fshatin Pataqan i Ulët

16 tetor 2019 | 12:46

Në fshatin Pataqan i Ulët ka filluar të mërkurën projekti i ndërtimit të parkut të këtij fshati.

Në kuadër të këtij projekti parashihet një hapësirë e madhe e gjelbëruar, me parking për vetura, kënd lojërash për fëmijë, kënd basketbolli për të rinj dhe ulëse përgjatë rrugicave të parkut.

“Në kontratën që kemi lidhur, përveç këtij parku, parashihet edhe ndërtimi i shtatë parqeve të tjera, të cilat do të ndërtohen në Sapniq, Celinë, Zoqisht, Malësi e Vogël, Ratkoc, Dobidol dhe Senoc”, ka thënë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka refuzuar thirrjen e ShBA-së…