Fillon ndërtimi i sallës së edukatës fizike në shkollën “Abedin Bujupi” në Arllat të Drenasit

23 gusht 2019 | 12:31

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj dhe kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë vënë sot gurthemelin e sallës së edukatës fizike në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Abedin Bujupi” në Arllat të Drenasit.

Ministri Bytyqi, me këtë rast, u shpreh i kënaqur që po përmbushet zotimi i MAShT-it që shkolla e Arllatit të ketë kushte më të mira për nxënësit.

“Kemi një shkollë jashtëzakonisht të mirë këtu në Arllat. Jo vetëm si objekt, por vërtetë kjo shkollë ka treguar edhe suksese në cilësinë e arsimit, kështu që edhe sot po kompletohet me infrastrukturë shtesë, pra me sallën e edukatës fizike”, ka thënë ministri Bytyqi, duke theksuar se nxënësit tashmë, përveç pjesës së edukimit dhe arsimimit, do të kenë edhe një sallë moderne sportive për të zhvilluar aktivitetet e tyre.

Për këtë, ministri Bytyqi uroi të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe banorët e fshatit, ndërsa tha se nuk do të mungojë përkrahja për ta fuqizuar edhe më tutje këtë shkollë dhe arsimin në përgjithësi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur Demi Lovato është rikthyer sërish në fushën…