Fillon ndërtimi i urës në rrugën e “UÇK-së” në fshatin Marali të Malishevës

02 tetor 2019 | 13:47

Këto ditë ka filluar ndërtimi i urës në rrugën e “UÇK-së” (rruga Dragobil-Dobërdelan), në fshatin Marali, pasi rruga ishte dëmtuar gjatë vërshimeve të këtij viti.

Ndërtimin e urës në Marali, të mërkurën e ka parë nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ku është njoftuar me ecurinë e ndërtimit të urës.

“Gjatë vërshimeve të këtij viti, kemi pasur shumë dëme në rrugë dhe ura, përfshi edhe këtë pjesë të rrugës në fshatin Marali dhe rrjedhimisht është rrezikuar edhe qarkullimi në këtë rrugë, e cila lidhë shumë fshatra në këtë pjesë”, ka thënë Berisha, duke shtuar se kjo urë do të ndërtohet shumë shpejt.

“Punimet janë duke shkuar sipas planifikimit dhe shumë shpejt kjo urë do të ndërtohet dhe rruga do të jetë e sigurt për qarkullim”, ka thënë Berisha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë nisur punimet për rekonstruktimin e hapësirës të kompleksit “Qafa”…