Fillon qarkullimi në linjën Prishtinë-Keçekollë-Prapashticë

08 prill 2021 | 16:39

Nga sot Trafiku Urban ka marrë vendim për të filluar qarkullimin e linjës 15 edhe për 9km shtesë në Prishtinë – Keçekollë – Prapashticë.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar se nëse paraqitet kërkesa nga banorët, duhet të shqyrtohet mundësia për ndryshimin e orarit.

“Prej sot, Trafiku Urban ka marrë vendim për të filluar qarkullimin e linjës 15 edhe për 9km shtesë në Prishtinë – Keçekollë – Prapashticë. Orari më poshtë duhet të respektohet, mirëpo në rast se paraqitet kërkesa apo nevoja nga ana e banorëve duhet të shqyrtohet mundësia e ndryshimit në bashkëpunim me banorët të cilët e shfrytëzojnë këtë linjë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e Bayern Munchen do të jetë ndryshe sezonin e…