Fillon realizimi i projektit “Zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik” në Kamenicë

24 maj 2022 | 11:18

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat në komunën e Kamenicës, Zotrim Kastrati së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Kujtim Kallaba, kanë mbikëqyrur nga afër punët në realizimin e projektit “Zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik”.

Drejtori Kastrati ka njoftuar se nga ky projekt do të ndriçohen edhe 26 rrugë lokale.

“Ka filluar realizimi i projektit: ‘Zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik’. Nga ky projekt do të ndriçohen edhe 26 rrugë lokale. Vazhdojmë”, ka njoftuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajtimi i borxheve ndaj tatimpaguesve, të cilët nuk iu kanë…