Fillon renovimi i dy nënkalimeve në lagjen “Kalabria”

06 nëntor 2020 | 14:04

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se kanë filluar punimet për renovimin e dy nënkalimeve në lagjen “Kalabria”, në mënyrë që të rregullohen dhe të funksionalizohen për të u shfrytëzuar nga qytetarët.

“Pas përfundimit të nënkalimit në ‘Kalabri’ do të fillojnë renovimet e nënkalimeve te Xhamia e Llapit dhe në Bardhosh. Shfrytëzimi i nënkalimeve ndikon në rritjen e sigurisë të këmbësorëve në trafikun rrugor”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka nënshkruar memorandum…