Fillon renovimi në shkollën “Dr. Ibrahim Rugova” në Obiliq

23 prill 2018 | 15:21

Të hënën ka nisur punimet për renovimin e sallës së edukatës fizike në Shkolla e Mesme e Ulët “Dr. Ibrahim Rugova” në Obiliq.

Kontrata për renovim është nënshkruar nga drejtoria e shkollës dhe kryetari i organizatës “Associazione Trentina in Aiuto per i Balcani”.

Ky projekt financohet nga Regione Autonome Trentina Alto Adige në bashkëpunim me organizatën e sipërpërmendur.

Organizata “Associazione Trentina” për Ballkan me vite ndihmon arsimin dhe shëndetësinë në shtetet e Ballkanit.

Kjo organizatë ka përfunduar disa projekte në shumë komuna të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur të…