Fillon restaurimi i objektit me vlera të trashëgimisë kulturore në fshatin Sfeçël

15 nëntor 2022 | 19:52

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Podujevës ka filluar me restaurimin dhe konzervimin e objekteve me vlera të trashëgimisë kulturore, ndër to është edhe objekti i shkollës së vjetër “Ali Ajeti” në fshatin Sfeçël.

Fillimin e punimeve në këtë objekt e ka përcjellur nga afër drejtori i kësaj drejtorie, Pajtim Balaj.

Në kuadër të planit për restaurimin e objekteve me vlera të trashëgimisë kulturore, synohet që të ruhet origjinaliteti dhe të funksionalizohen hapësirat e tyre, me qëllim të shfrytëzimit nga komuniteti.

Restaurimi i objektit të shkollës së vjetër në fshatin Sfeçël përfshinë: ndërrimin e pullazeve, rregullimin e ollukëve, ndërrimin e dyerve dhe dritareve dhe gëlqerosjen e mureve.

Drejtori Balaj njoftoi se DKRS do të vazhdojë me investime të tjera në mbrojtjen dhe restaurimin e objekteve me vlera të trashëgimisë kulturore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iah-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të…