Fillon rregullimi i tri rrugëve në fshatin Astrazup të Malishevës

04 gusht 2020 | 14:22

Në fshatin Astrazup të komunës së Malishevës ka filluar rregullimi i tri rrugëve në tri lagje të ndryshme të këtij fshati.

Në fillimin e punimeve ishin të pranishëm kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, të cilët janë pritur nga asamblisti i këtij fshati, Halil Morina, dhe nga banorë të tjerë.

Më këtë rast, kryetari Begaj është shprehur i kënaqur me fillimin e punimeve në këto rrugë, të cilat kanë rëndësi të madhe për banorët e këtyre lagjeve. Ndërsa asamblisti i Kuvendit Komunal të Malishevës, Halil Morina, ka falënderuar autoritetet komunale për fillimin e punimeve në këto rrugë, pasi sipas tij ato kanë qenë kërkesa të kamotshme të banorëve të këtyre lagjeve.

Në anën tjetër, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, ka bërë me dije se rregullimi i rrugëve në Astrazup është pjesë e planifikimeve për realizimin e projekteve kapitale për këtë vit, dhe bëhet fjalë për tri rrugë me një gjatësie prej rreth 1200 metra. Në këtë kontekst, ai ka thënë se këto rrugë financohen nga buxheti i komunës së Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka vizituar…