Fillon shpërbërja e grupit parlamentar “Demokrat”, shkarkohet Rudina Hajdari

15 tetor 2019 | 13:23

Korab Lita, kryetari i ri i grupit parlamentar “Demokrat” tha në një konferencë për shtyp se Rudina Hajdari e ka pranuar më parë tërheqjen nga posti që mbante, pasi iu komunikua nga kolegët deputetë, pavarësisht se ajo e kishte përgënjeshtruar largimin.

“Zonjës Hajdari i është kërkuar të tërhiqet nga drejtimi i grupit dhe të vazhdoj detyrat e tjera. Pasi i shprehëm shpërdorimin politik, zonja Hajdari e pranoi dorëheqjen në mënyrë verbale”, tha Lita.

Një ditë më parë, pasi u dorëzua në Kuvend shkresa për emërimin e Litës në krye të grupit dhe largimin e Hajdarit, deputeti Halit Valteri, nisi disa orë më vonë një tjetër letër drejtuar kreut të Kuvendit, ku njoftoi tërheqjen nga firma për largimin e Rudina Hajdarit. Valteri paralajmëron zhbërjen e grupit demokrat nëse merret parasysh vendosja e Korab Litës si kryetar. Por sipas Litës, mbeten ende edhe tetë deputetë dhe grupi nuk do të shpërbëhet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ilir Meta ka uruar sot ish-kryeministrin Sali Berisha me…