Fillon shpërndarja e 20 milionë eurove për 19 mijë fermerë

09 shkurt 2021 | 16:29

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e 20 milionë eurove për 19 mijë fermerët. Sipas Hotit, deri në fund të javës do të kryhen plotësisht këto pagesa.

“Në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi. Ministria e Financave ka filluar disbursimin e 20 milionë për 19,000 fermerë. Deri në fund të javës do të kryhen plotësisht. Ju premtojmë se do të vazhdojmë me mbështetje”, ka njoftuar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hapësirat e brendshme të restoranteve në Nju Jork, që u…