Fillon takimi në mes të komisionarit Hahn dhe kryeministrit Haradinaj

17 janar 2019 | 17:19

Komisionari  për zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn, ka filluar takimin e tij  me kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë.

Haradinaj më herët ka bërë me dije qëndrimin e Prishtinës zyrtare se taksat ndaj Serbisë do të hiqen në momentin kur ajo të njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Pas këtij takimi, nuk do të ketë adresim për medie nga ana e Hahnit dhe Haradinajt.

Hahni pas vizitës në Prishtinë në orët e mbrëmjes do të qëndrojë për vizitë në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë konferencës së përbashkët me…