Sot nis vaksinimi i qytetarëve mbi 85 vjeç në Kosovë

08 prill 2021 | 09:18

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinimi kundër Covid-19 po vazhdon sot me vaksinimin e qytetarëve të grupmoshës mbi 80 vjeçe, fillimisht me personat mbi 85 vjeç, për të vazhduar pastaj me ata 80-84 vjeç.

“Deri dje, mbi 4 200 nëpunës të institucioneve shëndetësore kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa nga sot, procesi është shtrirë edhe te grupet e tjera prioritare sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër Covid-19, përfshirë këtu të moshuarit dhe personat e vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar”, ka njoftuar MSh-ja.

Sipas njoftimit të MSh-së, ekipi menaxhues i procesit të vaksinimit në Prishtinë, përkrahur nga Komiteti për vaksinim kundër Covid-19, bashkë edhe me ekipet e njësive të vaksinimit anekënd Kosovës, vullnetarët, dhe kontribues të tjerë janë përfshirë në administrimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Sheradin Berisha Nga dita e sotme kanë hy në…