Filluan punimet në rrugën Babaj i Bokës-Korenicë

29 korrik 2019 | 14:08

Ministri Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Babaj i Bokës-Korenicë, e njohur si rruga e Peshkut.

Ministri Lekaj ka thënë se ky projekt lidhë që lidhë fshatrat e kësaj ane, ka pritur shumë gjatë për t’u rregulluar dhe ndikon në zhvillimin e komunës së Gjakovës.

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, e ka falënderuar ministrin Lekaj për gatishmërinë e treguar për realizimin e këtij projekti dhe të gjitha tjerave në Gjakovë.

Rruga Korenicë-Babaj i Bokës është e gjatë 2.6 kilometra, vlera e investimit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është rreth 290 mijë euro.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Shqiptarët janë me fat për ju, janë me fat për…