Filluan punimet në rrugën Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë

18 prill 12:03

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të enjten mori pjesë në përurimin i fillimit të punimeve në rehabilitimin e rrugës regjionale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë.

Rehabilitimi i kësaj rruge me gjatësi prej 15.3 kilometra, ka kosto mbi 1.2 milionë euro.
Punimet për këtë segment parashihet të përfundojnë brenda 180 ditë pune.

Ndërkaq për segmentin e dytë të rrugës deri në Qendrën e Skijimit dhe Prevallë, me gjatësi prej 19.4 kilometra, të enjten është nënshkruar kontrata me vlerë afër dy milionë euro.

Ministri Lekaj ka shprehur kënaqësinë që me këtë investim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, i hapet perspektivë edhe më e madhe kësaj zone turistike.

Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka prioritet investimin në turizëm në të gjitha rajonet e Kosovës ku ka potencial turistik.

Kryetari i Federatës së Skijimit të Kosovës, Milaim Kelmendi, e ka falënderuar ministrin Lekaj që nëpërmjet infrastrukturës po lehtëson zhvillimin e sportit që ai përfaqëson, jo vetëm në Brezovicë, por edhe në bjeshkët tjera.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara