Filmi “Bomba” me premierë në Zvicër

29 janar 2023 | 17:42

Filmi “Bomba”, me regji dhe skenar të James Fetahut, me tematikë luftën e fundit në Kosovë, në mbrëmjen e së shtunës së 28 janarit, pati premierën e vetë, nën organizimin mjaft të mirë të Shoqatës SHARRI, në Waldkirch të St. Gallenit në Zvicër, në praninë e qindra shikuesve, të cilët, në fund, me ovacione falënderuan James Fetahun, Fatos Kryeziun dhe Rremin, që kishin ardhur enkas nga Kosova.

No description available.

Filmi i cili bazohet në ngjarje të vërteta, shpërfaq aktet gjenocidare të shtetit serb të ushtruar kundër popullit shqiptar të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999.

Por, njëkohësisht vë në pah sakrificat dhe vuajtjet e popullit shqiptar, dhe UÇK-në si mbrojtëse dhe dalëzotëse e popullit, vendit dhe fundja çlirimit të vendit, së bashku me trupat ushtarake të NATO-s.

Për publikun, nisjes së filmit i paraprinë, vallëtaret e Shoqatës SHARRI, të cilët me vallet e tyre nuk mungojnë pothuajse në asnjë ngjarje kulturore.

No description available.

Një film që ia vlen të shikohet, të komentohet dhe që duhet të shfaqet gjithandej.

Filmi do të shfaqet edhe në disa qytete të tjera të Zvicrës, për çka organizatorët do të njoftojnë me kohë.

No description available.

Vetëm duke e shikuar filmin, do ta mësoni më mirë atë pjesë sa të lavdishme po aq edhe të dhembshme të qëndresës së popullit shqiptar në luftën e tyre shekullore për liri kombëtare.

No description available.

(Nga Isuf Sherifi, Zvicër)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekuipazhet ukrainase të tankeve kanë mbërritur në Britani të Madhe…