Filmohet gjarpri i çuditshëm, vëzhgojnë ekspertët

10 nëntor 2020 | 08:33

Një banor i Virxhinias paralajmëroi ekspertët e botës së egër për një gjarpër të çuditshëm me një kokë në formë gjysmëhëne që rrëshqiste në zonë. Pas telefonatës, ka nisur një hetim. “Ne identifikojmë mijëra gjarpërinj çdo vit, por problemi është ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë më parë. Pra, nëse dikush ka ndonjë ide se çfarë është, ju lutemi mos ngurroni të komentoni”, thanë ekspertët në një deklaratë.

Publiku iu përgjigj thirrjes dhe njoftoi se “gjarpri” është në të vërtetë një krimb toke, që është specie pushtuese nga Azia. Krimbat thuhet se kanë udhëtuar në ShBA përmes tregtisë së bimëve dekada më parë dhe janë bërë më të zakonshëm në zonë që nga ajo kohë. Sipas qytetarëve, kur ai pritet në dy gjysma, të dyja mbeten gjallë, duke e bërë atë të pavdekshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fenomeni që uji i nxehtë ngrin më shpejt se uji…