Finalisti i Kupës vendoset në Drenas

03 qershor 2020 | 17:54

Ndeshja e parë gjysmëfinale e DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll mes Ballkanit dhe Feronikelit përfundoi pa fitues (0-0).

Sikurse në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën rastet e shënimit nuk munguan, por rrjetat e portave mbetën të paprekura. Finalisti i Kupës do të vendoset në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Drenas.

Nga ndeshja tjetër finales i është afruar shumë skuadra e Prishtinës, pasi dje në stadiumin “Fadil Vokrri” e mposhti skuadrën e Drenicës, me rezultat 3-0.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje!, ka deklaruar se qeveria që…