Kurteshi: Deputeti me mandat të humbur votoi qeverinë Hoti, kjo është kundërkushtetuese

03 qershor 2020 | 17:43

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje!, ka deklaruar se qeveria që është votuar sot është e kundërligjshme dhe kundërkushtetuese.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Kurteshi ka thënë se deputeti Etem Arifi që e ka humbur mandatin e deputetit ka votuar për Qeverinë Hoti.

“Sot, me 61 vota për, 1 abstenim dhe 24 vota kundër, u votua nga Kuvendi Qeveria Hoti. Etem Arifi ka votuar për. I njëjti ka votuar edhe për mocionin e mosbesimit më 25 mars 2020 kundër Qeverisë Kurti. Etem Arifi është i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg efektiv. Kjo normë nuk duhet interpretuar vetëm nga Gjykata Kushtetuese, sepse, sipas përvojës së deritashme të hidhur, si mashë e krimit politik që është dëshmuar, ajo mund të bëjë interpretim që edhe këtë normë e shndërron në të kundërtën e saj. E gjykata e rregullta nuk e bëjnë këtë, sepse ato e kanë dhe vendimin”, ka shkruar ai.

Kurtishi ka shtuar se Kushtetua e Republikës së Kosovës e saktëson se mandati i deputetit bëhet i pavlefshëm kur një person dënohet me dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret krijimin e Qeverisë së…