Finalja Prishtina-Drita, ja gjashtë mungesat

13 gusht 2018 | 13:29

Sonte zhvillohet finalja e Superkupës në futboll.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:00 përballen Prishtina dhe Drita, kurse të dyja këto skuadra kanë mungesa për këtë ndeshje të rëndësishme.

Mirel Josa nuk do të ketë në dispozicion Armend Dallkun, Debatik Currin dhe Meriton Korenicën që janë të suspenduar, kurse Leotrim Bekteshi mungon për shkak të lëndimit.

Në anën tjetër Bekim Isufi nuk mund të llogarisë në Viktor Kukën e suspenduar dhe Arbër Shalën e lënduar.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se marrëveshja e…