Finalja vendimtare e volejbollit të femrave zhvillohet sonte
Ndeshja vendimtare që do të përcaktojë Kampionin e Kosovës në volejbollin e femrave për edicionin 2025/26, do të zhvillohet sonte, më 6 maj. Në një përballje që pritet të jetë spektakolare, FER Volley do të përballet me Ferizajin në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të serisë finale.
Pas një sezoni të gjatë dhe të ngarkuar me emocione, gjithçka do të vendoset në këtë përballje të vetme, ku dy ekipet më të mira të këtij edicioni do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm në volejbollin e femrave në vend.
Kjo finale jo vetëm që përmbyll sezonin, por edhe premton të shkruajë histori të re në sportin kosovar, duke kurorëzuar ekipin kampion pas një gare të fortë dhe të luftuar deri në fund.
Takimi do të zhvillohet në Palestrën “Bill Clinton”, me fillim nga ora 20:15.



