Finlanda dhe Suedia ftohen zyrtarisht të bëhen anëtare të NATO-s

29 qershor 2022 | 15:17

NATO ka ftuar zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën që t’i bashkohen aleancës ushtarake të udhëhequr nga ShBA-ja, sipas një deklarate nga krerët e shteteve dhe qeverive anëtare të mërkurën.

“Sot, ne kemi vendosur të ftojmë Finlandën dhe Suedinë që të bëhen anëtarë të NATO-s dhe ramë dakord të nënshkruajmë Protokollet e Anëtarësimit”, është thënë në deklaratë.

Më herët, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se pas ftesës, duhet ratifikimi në 30 parlamentet e vendeve anëtare.

“Ne kemi nevojë për një proces ratifikimi në 30 parlamente; kjo kërkon gjithmonë pak kohë, por unë pres gjithashtu që të shkojë mjaft shpejt sepse aleatët janë të gatshëm të përpiqen që procesi i ratifikimit të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë shefi i NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistët e Kosovës të mërkurën kanë zhvilluar stërvitjen e parë…