Finlanda nis ndërtimin e murit në kufi me Rusinë

28 shkurt 2023 | 22:27

Nisur nga lufta ruse që ende vijon në Ukrainë, Finlanda filloi sot ndërtimin e një muri të ri, 200 kilometra të gjatë, në një pjesë të kufirit të saj me Rusinë.

Puna nisi sot me prerjen e pyjeve, pasi pengoni në ndërtimin e rrugës dhe vendosjes së murit. Ndërtimi i murit do të zbatohet midis 2023 dhe 2025, kryesisht në pjesën juglindore të vendit nordik, në një seksion 1340 km në kufi të Finlandës me Rusinë.

Barrierat metalike të larta tre metra do të mbulohen me tela gjemba, me kamera nate, llamba, dhe altoparlantë në vendet që konsiderohen të ndjeshme. Faza e fundit pritet të përfundojë në vitin 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dalin pagat me koeficient të ri, reagon Tahiri: Mashtrimi vazhdon…