Fitime miliardëshe nga teknologjia gjate pandemisë

01 nëntor 13:43

Shumë sektorë të ekonomisë kanë pësuar dëme të mëdha për shkak të pandemisë së koronavirusit, por jo teknologjia. “Amazon”, “Apple”, “Google” dhe “Facebook” kanë mundur të sigurojnë fitime të mira prej komportimit të përdoruesve dhe klientëve të reklamës në kohën e pandemisë.

38 miliardë dollarë kanë fituar të katër gjigantët e teknologjisë së informacionit në vetëm tremujorin e kaluar. “Amazon” e ka rritur xhiron e tremujorit krahasuar me një vit më parë me 37 për qind duke pasur një lëvrim fondesh prej 82.3 miliardë eurosh.

“Facebook” po ashtu ka mundur të përfitojë në biznesin e reklamës, pasi gjithnjë e më shumë firma të vogla kanë kaluar tani tek shitjet online, për të rikuperuar humbjet prej krizës.

Tek “Googel” po ecën ndër të tjera biznesi me platformën e videove “YouTube”, ndërkohë që njerëzit po qëndrojnë më shumë në shtëpi. Ndërsa në kohët “Home Office” dhe mësimit online “Apple” po fuqizohet në biznesin me kompjuterët Mac dhe iPads.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udinese është rikthye në lojë ndaj Milanit duke e barazuar…