Fitojnë Bayerni dhe Leipzigu

20 janar 2021 | 22:32

Edhe fitoret minimale të dhurojnë tre pikë. Bayern Munchen dhe Leipzig iu falën një goli për të siguruar fitoret e radhës në Bundesligë.

Kampionët në fuqi triumfuan 0-1 në fushën e Augsburg, duke dalë fitimtarë në derbi. Robert Lewandowski vendosi takimin me golin e realizuar nga pika e penalltisë në minutën e 13-të.

Goli i 22-të sezonal në kampionat për bomberin polak, i cili vazhdon të vendosë rekorde të jashtëzakonshme në futbollin gjerman. Një penallti u akordua edhe për skuadrën vendase.

Ishte minuta e 76-të dhe Alfred Finnbogason kishte një shans të artë për të rikthyer baraspeshën, por goditja e islandezit u ndal në shtyllën e Manuel Neuer.

Bayerni është ngjitur në shifrën e 39 pikëve me suksesin e sotëm, ndërsa në vend të dytë renditet Leipzig. Ekipi i Nagelsmann iu fal golit të Emil Forsberg (70′) për të thyer në shtëpi Union Berlin. Në dy përballjet e tjera ra në sy fitorja 3-0 e Arminia Bielefeld në fushën e vet kundër Stuttgart, ndërsa dueli Freiburg-Eintracht Frankfurt përfundoi në barazim 2-2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një militant i Vetëvendosjes derisa ishte duke drejtuar veturën e…