Fitojnë Interi dhe Barcelona

18 shtator 2018 | 21:17

Interi ka fituar 2-1 ndaj Tottenham në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve në Champions League, kompeticion ku kishte vite që mungonte.

Zikaltërit ishin duke humbur 0-1 në minutën e 86 të takimit, por Icardi dhe Vecino përmbysën gjithçka me dy gola të shpejtë në fund të ndeshjes.

Më parë, për anglezët kishte shënuar Eriksen, në minutën e 53-të të ndeshjes.

Në takimin tjetër të grupit B, Barcelona fitoi 4-0 ndaj PSV Eindhoven, me 3 gola të Messit dhe një të Dembele.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në spektrin politik kosovar nuk dallojnë vetëm pushteti e opozita.…