Fitojnë Istogu dhe Vushtrria

25 prill 2023 | 10:48

Nuk ka pasur befasi në ndeshjet e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Kampioni aktual dhe lider i klasifikimit, Istogu, ka fituar 41:21 ndaj skuadrës deçanase Jusuf Gërvalla.

Arlinda Dinarica i shënoi nëntë gola për Istogun, ndërsa shtatë i kishte Tainara Luna Goncalves. Nga gjashtë gola i shënuan Yllka Shatri e Dajana Milaniq. Te Jusuf Gërvalla, Arjeta Imeraj e Nurije Çekaj arritën në shifrën e gjashtë golave.

Një xhiro para fundit të stinorit të rregullt, Istogu udhëheq m 34 pikë. Ka vetëm fitore dhe në plejof starton prej pozitës së parë.

Jusuf Gërvalla është në vendin e nëntë dhe edicionin tjetër garon në Ligën e Parë. Fitore bindëse shënoi edhe Vushtrria. E mposhti Prishtinën me rezultat 40:24.

Agnesa Hysa e Rina Gubetini ishin më të disponuarat për shënimin e golave. Shënuan nga tetë gola. Shtatë i kishte Kosovare Avdiu. Melike Ipçi shënoi dhjetë gola për Prishtinën, ndërsa gjashtë i kishte Ermira Berisha.

Vushtrria është e dyta me 27 pikë, ndërsa Prishtina e pesta me 17 pikë. Me rezultatin 42:39, Samadrexha e ka mposhtur skuadrën e Dukagjinit. Arlinda Maloku i shënoi 16 gola për Samadrexhën, derisa Agnesa Surdulli i kishte tetë, sa edhe Fatime Basholli. Rina Bashota e Blerta Shainaj i shënuan nga 11 gola për skuadrën nga Klina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka gjetur pak…