Fitojnë Prishtina dhe Llapi

17 prill 2021 | 17:17

FC Prishtina nuk ka gabuar në duel me Arbërinë, duke fituar me rezultat 2-0, sot në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të elitës së futbollit tonë.

Prishtinasit në duel me Arbërinë treguan paraqitja të mirë, duke arkëtuar edhe tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit.

Gathuer Mankenda e Besnik Krasniqi vendosën gjithçka në këtë takim me golat e shënuara duke e quar kështu Prishtinën në pozitën e dytë në tabelë që e parakalojnë Ballkanin, skuadër kjo që tash ka një ndeshje më pak.

Fitore tejet të rëndësishme ka arritur edhe Llapi duke e mundur në udhëtim Gjilanin, me rezultat 0-2.

Hero i skuadrës së Tahir Batatinës ka qenë Edon Sadriu, që i ka shënuar dy golat dhe i ka dhënë një qetësi të madhe skuadrës llapjanë për ndeshjet e radhës.

Kujtojmë nesër luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të. Feronikeli ndeshet me Ballkanin ndërsa Drita udhëton drejt Mitrovicës në ballafaqim me Trepçën ’89.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka reaguar pas ngjarjeve të…