Fitojnë Utah dhe Spurs, bien Celtics dhe Suns

21 tetor 2021 | 15:00

Utah Jazz e nisi me këmbën e mbarë sezonin e ri të NBA-s, duke triumfuar me shifrat 107-86 ndaj Oklahoma City Thunder në Salt Lake City.

Një fitore e thjeshtë për Utah nën shenjën e dyshes Bojan Bodgandoviq-Jordan Clarkson të cilët të dy së bashku realizuan 40 pikë. Një duel i fituar që në pjesën e parë me Utah që shkuan në pushim në avantazhin e 12 pikëve dhe më pas arritën të menaxhonin në mënyrë perfekte ndeshjen.

Fitore e thjeshtë edhe për San Antonio Spurs. Skuadra e Gregg Popovich kaloi me shifrat e thella 123-97 Orlando Magic në AT&T Center në Texas në një ndeshje ku diferencën e bëri loja në grup e San Antonios me plot 7 basketbollistë të Spurs që arritën një kuotë pikësh me dy shifrat, me Vasell që ishte më i miri mbi parket me 19 pikë të realizuara.

Ndeshje spektakolare ajo mes New York Knicks dhe Boston Celtics që përfundoi pas dy kohëve shtesë me fitoren 138-134 të skuadrës nga Molla e Madhe. 46 pikë realizoi 24-vjeçari Jaylen Brown të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen e 16-herë kampionëve të NBA, ndërkohë që te skuadra nju-jorkeze spikatën Julius Randle me 35 pikë dhe francezi Evan Fournier me 32 pikë.

Nënkampionët e NBA-s, Phoenix Suns nuk e nisën mirë sezonin e ri pasi u mposhtën nga Denver Nuggets brenda në Arizona me rezultatin 110-98 në një sfidë që u vendos në periodën e fundit dhe heroi i miqve ishte padiskutim serbi Nikola Jokiq me 27 pikë, 13 rebound dhe 2 asistime. /SS/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar seanca gjyqësore…