Fitore bindëse e ‘Dardanëve’

14 gusht 2019 | 23:32

Kosova ka shënuar fitore bindëse ndaj Luksemburgut 109:88, në kualifikimet e “Eurobasket 2021”.

“Dardanët” kanë dominuar nga fillimi i ndeshjes e deri në fund për të shënuar fitore të merituar dhe për të vazhduar ëndrrën e kualifikimit.

30:17 përfundoi çereku i parë në të mirë të Kosovës, derisa 17:20, ai i dyti për mysafirët. Dardanët u rikthyen furishëm në pjesën e dytë, duke fituar 30:25 çerekun e tretë dhe 32:26, çerekun e katërt.

32 pikë shënoi Dardan Berisha, derisa ndeshje fantastike ka zhvilluar Mikaile Tmusiq me 22 pikë dhe Divine Myles me 23 pikë e gjashtë kërcime.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës do të jetë kundër Britanisë së Madhe në udhëtim të shtunën mbrëma, ku Kosova duhet të shënojë fitore për të shpresuar se do të kualifikohet në rrethin e ardhshëm.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovarja, Arelena Shala është përzgjedhur rreshtere majore në Akadiminë Ushtarake…