Fitore bindëse e Prishtinës

07 mars 2019 | 22:40

KH Prishtina e ka fituar me rezultat bindës ndeshjen e fundit të javës së 19-të me të cilën edhe ka nisur Superliga A për meshkuj.

Të enjten mbrëma në kryeqytet, Prishtina fitoi ndaj Dritës së Gjilanit me rezultat 42-16. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15-10, por në të dytën u bë dallimi i madh. Prishtina tani i ka 30 pikë në vend të tretë, derisa Drita e Gjilanit mbetet në vend të katërt me 20 pikë. Dy ndeshjet tjera të javës së 19-të u luajtën të mërkurën. Kastrioti fitoi ndaj Vushtrrisë kurse Besa Famgas ndaj Vëllaznimit.

Prishtina – Drita 42-16 (15-10)

Prishtina: Agushi, Beqiraj, Ademi 4, Abazi 3, Bajqinovci 10, Krasniqi 2, Visoka 5, Hoxha, Beshiri 7, Shahini 3, Kastrati 7, Gjuka 1.
Drita: Misini 6, Mehmeti 1, Latifi, Veliu 6, Musliu 1, Bunjaku, Sllamniku 1, Sylejmani 1.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar në Spitalin e…