Fitore bindëse nga Peja dhe Prishtina

12 tetor 2019 | 22:09

KB Peja dhe KB Prishtina kanë shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Lipjanit, përkatësisht Feronikelit.

Pejanët kanë arritur që të shënojnë fitore në ndeshjen e javës së pestë ndaj Lipjanit. Ndeshja e zhvilluar në palestrën ‘Karagaçi’ përfundoi me rezultatin 96:82.

Te vendasit më të dalluarit ishin Jamicheal Morgan me 22 pikë dhe Jordan Martin 20 pikë.

Ndërsa, te mysafirët pikë më i dalluari ishte Demarkus Stutckey Jr me 38 pikë.

Në ndeshjen tjetër basketbollistët e Sigal Prishtinës kanë shënuar fitore kundër Feronikelit me rezultat 102:69 (32:16, 24:19, 27:13, 19:21) në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës.

Më të merituarit për triumfin e Prishtinës ishin Dardan Berisha me 26 pikë dhe Jonathan Wade me 24 pikë.

Te Feronikeli më i dalluari ishte Tyrone Garland me 24 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U luajtën pasditen e sotme, disa prej ndeshjeve të vlefshme…