Fitore e madhe e Lirisë në Gjilan

04 nëntor 2018 | 15:29

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita pas disa ndeshjeve fantastike, sot është dashur të pajtohet me humbje në ndeshjen ndaj Lirisë së Prizrenit. Skuadra mysafire arriti të fitoi ndeshjen me golin e shënuar nga sulmuesi Fatih Karahoda, katër minuta para fundit.

Fitore të rëndësishme shënoi Llapi në ndeshjen ndaj Ferizajt (0-1), kurse golin e vetëm në ndeshje e realizoi Shend Kelmendi, në minutën e 82-të.

Ndërsa ndeshja e tretë e zhvilluar sot në mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit përfundoi me rezultat 1-1. Për mysafiret shënoi Vilfor Hysa (25), kurse për vendasit shënues ishte Arb Manaj, në minutën e 76-të.

/Epoka e re/  

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka…