Fitore e vlefshme për Bashkimin

03 prill 2022 | 21:33

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 78:67 (17:19, 27:15, 19:16, 15:17), në xhiron e 25-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e madhe, duke bërë që kjo pjesë të përfundojë 17:19 për mysafirët. Por, në periudhën e dytë vendasit ishin më të mirë, duke pasur epërsi konstante, kurse rahovecasit tentonin të afrohen në rezultat, ndërsa pjesa e parë përfundoi me dhjetë pikë epërsi të vendasve 44:34.

Prizrenasit në periodën e tretë ngritën epërsinë në 14 pikë, 53:39, e më pas Vreshtarët afruan shifrat në 55:50, me një seri të suksesshme prej 2:11, por tetë pikë radhazi nga basketbollistët e Bashkimit bënë që rezultati në semafor pas 30 minutash të jetë 63:50. Në dhjetë minutat e fundit, Bashkimi ruajti epërsinë e krijuar, duke triumfuar në fund me rezultat 78:67.

Te Bashkimi u dalluan Terrence Thompson me 14 pikë e nëntë kërcime, Julien Lewis me 17 pikë dhe Alban Veseli me 15, kurse te Rahoveci u dalluan Musab Mala me 18 pikë dhe Fisnik Rugova me 17.

Bashkimi ka dhjetë fitore e 15 humbje, kurse Rahoveci ka 11 fitore e 14 humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot gjatë derbit kosovar mes Gjilanit dhe Ballkanit ndodhi një…