Vjen reagimi i Lutfi Hazirit për incidentin në ndeshjen Gjilani – Ballkani

03 prill 2022 | 21:21

Sot gjatë derbit kosovar mes Gjilanit dhe Ballkanit ndodhi një incident.

Tifozët e Gjilanit sulmuan portierin e Ballkanit Stivi Frashëri pas golit të shënuar nga Ena Koliçi, shkruan Periskopi.

Për këtë rast ka reaguar edhe ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i cili thotë se dënon dhunën ndaj portierit Frashëri dhe shpreson që ky incident të mos e ndaloi Gjilanin në luftën për titull.

Postimi i plotë:

“E dhimbshme që një derbi i madh sot të njolloset nga tifozë të pa përgjegjshëm. Dënoj dhunën dhe besoj në drejtësi. Lutem që portieri Frashëri dhe FC Ballkani ta ruajnë bashkëpunimin dhe angazhimin që së bashku me #FCGjilani të mos ndalet nga ky incident i rëndë për titullin e kampionit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pushteti lokal i komunave në veri të Kosovës organizoi udhëtim…