Kaq serbë shkuan nga Kosova për të votuar në Serbi

03 prill 2022 | 21:16

Pushteti lokal i komunave në veri të Kosovës organizoi udhëtim me autobusë për qytetarët që deshën të votojnë në zgjedhjet në Serbi. Siç raporton Klan k, rreth 11 mijë serb kanë shkuar nga Kosova për të votuar në Serbi.

Nga Graçanica u nisën afro dymijë e 500 persona për të kryer obligimin qytetar në Kurshumli. Drejt këtij qyteti të Serbisë u nis edhe kryetarja e Graçanicës, Lilana Shubariq, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët.

Serbë të tjerë, për të shmangur tollovinë, u nisën nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ose nga ndërmarrja Trepça në Zveçan. Një numër i madh i qytetarëve janë nisur edhe me vetura private.

Por nëse zgjodhën Jarinjën për të kaluar në Serbi u desh të prisnin së paku një orë në kolonat kilometërshe që u krijuan nga ora 9 e mëngjesit.

Por kështu nuk ishte edhe për ata që zgjodhën Merdaren për ta kaluar kufirin. Atje lëvizja ishte normale, pa pritje të gjata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit e ka ndryshuar vendimin për dënimin ndaj…