Fitorja e dhjetë për kampionët e Ligës Unike

05 mars 2022 | 22:28

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Teutës me rezultat 73:59 (18:16, 16:15, 20:14, 19:14), në ndeshjen e mbetur të xhiros së dhjetë në Ligën Unike.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e madhe, derisa epërsia më e lartë u takoi vendasve 18:13, derisa çereku i parë përfundon 18:16. Mysafirët e nisën më mirë periudhën e dytë, duke shkrirë epërsinë, për ta shndërruar atë në të mirë të tyre, 18:23, e më pas zhvillohet lojë me kthesa, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, ndërsa pjesa e parë përfundoi 34:31.

Kampionët filluan të tregojnë fuqinë e tyre në periodën e tretë, ku me kalimin e minutave rritën epërsinë, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:45. Në dhjetë minutat e fundit, sërish vendasit ishin më të mirë, duke triumfuar në fund 73:59, për tu rikthyer në vendin e parë. Therandasit kanë dhjetë fitore e një humbje, kurse durrësakët gjashtë fitore e pesë humbje.

Te Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 17 pikë dhe Malcolm Grant me 16, kurse te Teuta, Tamas Bruce realizoi 13 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina prej gati dy javësh po përjeton një nga periudhat…