Fitorja e tretë radhazi për Prizrenin 16 në Ligën Unike

14 nëntor 2021 | 19:31

KB Prizreni 16 ka mundur Vllazninë e Shkodrës me rezultat 100:96 (30:24, 18:16, 21:20, 31:36), në kuadër të javës së katërt të Ligës Unike.

Fillimi i ndeshjes ishte interesant, me mysafirët që e nisën më mirë me një epërsi deri në pesë pikë, 8:13, por vendasit rikthehen shpejt për të barazuar shifrat dhe për ta fituar çerekun e parë me gjashtë pikë dallim, 30:24.

Shkodranët nuk u dorëzuan dhe jo vetëm që barazuan rezultatin, por edhe kaluan në epërsi 34:38, megjithatë në fund të pjesës prizrenasit ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me shifrat 48:40. Basketbollistët e Prizreni 16 kontrolluan periodën e tretë, për të ruajtur epërsinë dhe për të shtuar atë, ku më e larta ishte 65:51, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 69:60. Dhjetë minutat e fundit ishin interesante, ku Vllaznia nuk u dorëzua dhe afroi shifrat në 98:96, duke e bërë përballjen shumë dramatike, megjithatë Prizreni 16 triumfoi në fund me shifrat 100:96.

Te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 18 pikë e 13 kërcime, Arti Hajdari me 31 pikë e katër kërcime, Ivan Koljeviq me 15 pikë e 14 asistime dhe Michael Green me 18 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Vllaznia u dalluan Mathew Butler dhe Jonathan Stove me nga 21 pikë. Prizreni 16 ka tri fitore dhe një humbje, kurse Vllaznia ka një fitore dhe tri humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për Gjakovën, Ardian Gjini, në një mënyrë…