“Fituesi vendos për fatin e Ukrainës”, Musk sfidon Putinin me dyluftim

14 mars 2022 | 17:24

Miliarderi amerikan, Elon Musk, duket se ka sfiduar presidentin rus Vladimir Putin në një luftë kokë më kokë, duke sugjeruar që fituesi të vendosë për fatin e Ukrainës.

“Me anë të këtij mesazhi sfidoj Vladimir Putin në dyluftim. Fituesi merr Ukrainën!”, ka shkruar Musk në llogarinë e vet në “Twitter”.

Presidenti rus ende nuk është përgjigjur. Musk ka qenë një mbështetës i zëshëm i Ukrainës qëkur është sulmuar nga Rusia.

Në fillim të këtij muaji, një nga kompanitë në pronësi të sipërmarrësit të teknologjisë me bazë në Kaliforni, Starlink, ka furnizuar Ukrainën me një numër të terminaleve satelitore të cilët mbrojnë aksesin në internet të këtij vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e 22-të në elitën e basketbollit të Kosovës ka…