Fituesit e ‘NBA’ festojnë me këngën e reperit shqiptar

18 qershor 2019 | 00:05

Liga më e fort e basketbollit në botë, ‘NBA’ këtë vit pati për herë të parë një fitues jashtë ShBA-ve.

Kësaj radhe, për herë të parë, ekipi nga Kanda, Toronto Raptors e fitoj titullin kampion të ‘NBA’ duke mposhtur Golden State Warriors.

Në festën që bën kampionët në qytetin e Torontos sigurisht pati edhe muzikë.

Njëra nga muzikët që u dëgjua në paradën e Raptors ishte kënga e reperit shqiptar, Gashi, transmeton “Inseksonline”.

Kënga “My Year” që është bashkëpunim mes Gashit dhe G Eazy u lëshua  deri sa po mbahej parada.

Këtë e ka publikuar edhe vet reperi në Instagram. “My Year” u shndërrua në hit në ShBA, ku u dëgjua në shumë radio dhe televizione.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se…