Fjalët e të dashurit të Adrianës në ditën e operimit të saj

01 dhjetor 2021 | 12:34

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi sot do t’i nënshtrohet operimit pasi i është diagnostikuar me tumor në tru, raporton Express

E në ditën kur do të operohet ajo, i dashuri i saj Keith Groeneveld, ka shprehur përkrahjen e tij.

Ai ka postuar në profilin e tij në Instagram një foto të Adrianës.

“Zoti është me ty loçka jem, shihemi së shpejti”, ka shkruar Keith.

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi të hënën ka njoftuar se pas nëntë vitesh i është rikthyer tumori në tru.

Ajo të hënën ka shkruar një postim prekës në Facebook, ku ka treguar se të mërkurën do t’i nënshtrohet operimit.

“…Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap”, ka shkruar Matoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dafina Zeqiri pritet që të jetë një avokuese e grave…