Flamuri i Kosovës ngritët për herë të parë në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt (Foto)

02 qershor 2021 | 15:48

Të mërkurën është ngritur për herë të parë flamuri i Kosovës në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt.

Lajmin e ka bërë me dije Shtabi i përgjithshëm i FSK-së nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”.

“Flamuri i Republikës së Kosovës për herë të parë ngritët në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forcën e përbashkët operacionale për detyrë (Inherent Resolve). Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën. FSK-ja falënderon ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s për dislokimin e përbashkët”, ka njoftuar Shtabi i përgjithshëm i FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim i KMDLNj-së: Që nga përfundimi i luftës në Kosovë,…