Flamurtari emëron trajner spanjollin Carlos Garcia

27 qershor 2025 | 13:57

Carlos Garcia Badias është zyrtarisht trajneri i ri i Flamurtari Football Club. Ekipi i vlonjatëve i është besuar, 41-vjeçarit spanjoll. Flamurtari do të bëhet kështu ekipi i tij i dytë që ai do të drejtojë nga stoli.

“Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”, ka shkruar në rrjetet sociale, ekipi vlonjat. Trajneri spanjoll e ka nisur karrierën te Dangdai në Kinë si ndihmës. Në vitin 2022 mori drejtimin e TLV Bat Yam, ekipi i vetëm ku ka qenë trajner i parë. Më pas ishte Serie A, ekipi ku Carlos Garcia Badias vazhdoi rrugëtimin si asistent teknik te Udinese dhe më pas në ShBA si ndihmëstrajner te Chicago.

Carlos Garcia Badias ka lindur në Barcelonë dhe ka luajtur me Espanyol, Almeria, Real Betis, Macabi Tel Aviv apo edhe Alanyaspor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shumë kohë, telefonat me veçori inteligjente, kamera të sofistikuara…