Dardanët zhvilluan stërvitjen e fundit para nisjes drejt Bratisllavës (video)
25 mars 2026
| 12:46
Kombëtarja e Kosovës i ka kompletuar sot përgatitjet e shkurtra para sfidës jetike me Sllovakinë.
Dardanët e kanë zhvilluar sot stërvitjen e fundit para nisjes drejt Bratisllavës, ku nesër mbrëma do të zhvillohet gjysmëfinalja e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026 kundër Sllovakisë.



